TIRANË, 10 janar/ATSH/ Gjykata e Apelit Tiranë zgjodhi sot gjyqtaren Valdete Hoxha në pozicionin e zëvendëskryetares.
Gjyqtarja Valdete Hoxha do ta ushtrojë këtë detyrë për një mandat trevjeçar.
Në Gjykatën e Apelit Tiranë u zhvillua sot mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Vendimi për zgjedhjen e Hoxhës u mor në mënyrë unanime nga gjithë gjyqtarët e pranishëm.
E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
/m.m/a.a/r.e/






















