Ballina Ekonomi

Kompanitë e sigurimeve, 3.6 miliardë lekë për aksidentet

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën të ditur se kompanitë e sigurimeve paguan në total rreth 3,6 miliardë lekë dëmshpërblime për periudhën janar-nëntor.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 3,6 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje me rreth 25.35 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, dëmet e paguara në tërësi, përfshi ato të pronës apo shëndetit, shënuan rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6 miliardë lekë, ose 11.88 % më pak se në periudhën janar-nëntor 2020.

AMF thotë se rënia është ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktori i madh Robert Ndrenika feston 80-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërRriten prurjet në kaskadën e Drinit, prodhimi mbi 13 mijë MWh