Ballina Bota

COVID-19 – Izraeli rihap kufijtë

TEL AVIV, 9 janar /ATSH-ANSA/ – Nga sot Izraeli rihap kufijtë ndaj të huajve nëse ata janë të vaksinuar ose kuruar kundër Covid-19.

Ditët e fundit, lista e vendeve të kuqe nga të cilat hyrja në territor ishte e ndaluar, u hoq.

Në të njëjtën kohë, izraelitët do të jenë në gjendje të shkojnë jashtë vendit pa leje të veçanta edhe pse qeveria dhe organizmat shëndetësore nuk e këshillojnë një gjë të tillë.

Me rregullat e reja mbyllja e kufijve është e panevojshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit numri i të infektuarve të rinj ka qenë 17 521, pas 151 000 testeve të kryera.

Dozën e katërt për mbi 60-vjeçarët e kanë marrë deri tani 200 000 persona.

Kryeministri Naftali Bennett ka bërë thirrje për të martën e ardhshme për një mbledhje tjetër të qeverisë kushtuar gjendjes shëndetësore në vend./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ngjarjet në PD nuk më argëtojnë, i kam mundur të dy
Artikulli tjetërMbështetje turizmit rural, hapet nesër thirrja e katërt e programit IPARD II