Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 janar 2022

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme falë edhe vlerave të ulëta barike.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell në pjesën e parë të ditës.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit.

Në relievet e larta malore reshje të dobëta dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/9 Re shi/diell
Kukës 3/6 Re shi/diell
Lezhë 5/10 Re shi/diell
Dibër 2/4 Re shi/diell
Durrës 8/16 Re shi/diell
Tiranë 7/15 Re shi/diell
Elbasan 6/16 Re shi/diell
Berat 3/14 Re shi/diell
Vlorë 6/14 Re shi/diell
Korçë 2/7 Re shi/diell
Gjirokastër 4/14 Re shi/diell
Sarandë 6/16 Re shi/diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia, reagim për incidentin me gazetarin në Shkodër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/01/2022