NJU DELHI – Hyrja në fuqi e një bllokimi gjatë fundjavave për të luftuar Covid-19.
UASHINGTON – Seanca e Gjykatës së Lartë mbi vendimin e Presidentit Joe Biden për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin në shërbimin publik, sektorin mjekësor dhe kompanitë e mëdha.
HONG KONG (Kinë) – Hyrja në fuqi e kufizimeve të reja kundër Covid-19, duke përfshirë mbylljen e bareve, klubeve të natës dhe sallave sportive.
MIANMAR – Vizitë e kryeministrit kamboxhian, Hun Sen.
TOKIO (Japoni) – Takimi online i ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA.
MOSKË (Rusi) – Festa e Krishtlindjeve për të krishterët ortodoksë.
PARIS (Francë) – Publikimi i romanit “Shkatërroj” nga Michel Houellebecq.
PARIS (Francë) – Intervistë mes presidentit Macron dhe Ursula Von Der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, e ndjekur nga një konferencë për shtyp.
BERLIN (Gjermani) – Takimi mes qeverisë dhe rajoneve për epideminë e Covid-19.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi online i ministrave të jashtëm të NATO-s, për situatën midis Rusisë dhe Ukrainës.
NJU JORK – Dëgjimi i mundshëm i ish-presidentit Donald Trump dhe fëmijëve të tij Ivanka dhe Donald Junior, nga prokurori i shtetit të Nju Jorkut, i cili po heton një mashtrim të dyshuar tatimor nga organizata ”Trump”./ a.jor.






















