Ballina Flash

Pandemia ul numrin e vizitorëve në muzeun e Luvrit

PARIS, 5 janar /ATSH-DPA/ Pandemia e koronavirusit ka vazhduar të ndikojë në numrin e personave që vizitojnë muzeun e Luvrit në Paris.

Muzeu njoftoi sot se, numri i vizitorëve ka rënë me 70 për qind krahasuar me 9.6 milionë në vitin 2019. Në vitin 2021, numri i tyre arriti në 100,000 mbi nivelin e vitit 2020.

Luvri u mbyll për vizitorët nga 1 janari deri më 19 maj 2021, si pjesë e masave të Francës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ndërkohë, pothuajse dy të tretat e vizitorëve të këtij viti vinin nga Parisi, raportoi muzeu.

Një numër rekord vizitorësh prej 10.2 milionë vizituan Luvrin në vitin 2018, duke u konsideruar si muzeu më i vizituar në botë. Përpara pandemisë, muzeu ishte i popullarizuar me turistë nga vendet jo anëtare të BE-së, kryesisht nga SHBA-ja dhe Kina, të cilët përbënin 75 për qind të vizitorëve. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA reagon pas sanksioneve ndaj Dodik: Përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij dhe kërcënimeve për stabilitetin e Bosnjës
Artikulli tjetër1100 fidanë në masivin pyjor të Munellës në përkujtim të Ndoc Mulajt