ANKARA, 30 dhjetor /ATSH-AA / Spitalet në Turqi, kanë nisur aplikimin e vaksinës vendase kundër COVID-19, ‘TURKOVAC’ e cila ka marrë miratimin për përdorim emergjent.
Vaksina ‘TURKOVAC’ e cila po përdoret masivisht, po aplikohet edhe në seksionin e përgjithshëm të spitalit të qytetit të Ankarasë.
‘TURKOVAC’po aplikohet në 10 dhoma vaksinimi të spitalit që në orët e para të mëngjesit ku shumë qytetarë qendrojnë në radhë për t’u vaksinuar. Thuhet se numri i dhomave të vaksinimit mund të rritet sipas numrit të personave.
Një qytetar tha se ishte në pritje të dozës përforcuese ‘TURKOVAC’ pasi i kishte kryer të dyja dozat e vaksinës ‘BioNTech’.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri gjithashtu vaksinën TURKOVAC. //a.i/























