Ballina Aktualitet

MEPJ: Masat e reja për hyrjen e shtetasve në Malin e Zi

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot për masat e reja për hyrjet në Malin e Zi.

Sipas MEPJ-së, duke filluar nga data 2 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

Me vërtetimin se personi ka kaluar COVID-19 (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

MPEJ shprehet se kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

/k.s//a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushata e rekrutimit në FA, aplikimi dhe kriteret që duhet të plotësojnë të rinjtë
Artikulli tjetërMV- Pendarovski i dorëzon mandatin qeverisës Kovaçevskit