TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Në kantierin e Rindërtimit të kampusit të Universitetit Bujqësor puna po vijon për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve evropiane.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj publikoi foto nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentë.
Kampusi i ri i Universitetit Bujqësor pjesë e mozaikut të Rindërtimit, është një projekt i dhuruar në shenjë solidariteti nga studioja e famshme holandeze MVRDV.
Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh.
/a.gjonaj/













