TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë uruan sot të gjithë të krishterët për festën e Krishtlindjes.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar besimtarë e krishterë në këtë ditë të shënuar.
“Ambasada Amerikane iu uron besimtarëve gëzim e paqe”, thuhet në urimin e ambasadës amerikane.
Përmes një urimi në gjuhën shqipe, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Krishtlindjen.
Gjithashtu edhe delegacioni i BE-së në Shqipëri ka uruar besimtarët shqiptarë.
“Delegacioni i BE-së ju uron Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri”, thekson delegacioni i BE-së.
Ambasada Britanike në Tiranë uroi sot të gjithë besimtarët “Gëzuar Krishtlindjet dhe Festat e fundvitit”.
Urime për festën e Krishtlindjes kanë bërë edhe ambasada të tjera të akredituara në vendin tonë.
/k.s/






















