Ballina Aktualitet

MEPJ: Rregulla të reja për të udhëtuar drejt Kanadasë

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë.

MEPJ bën të ditur se nga data 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada.

Gjithashtu janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Esëatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

Të gjithë udhëtarët, para udhëtimit drejt Kanadasë duhet të shkarkojnë aplikacionin ArriveCan dhe të ngarkojnë në këtë aplikacion të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë statusin e vaksinimit dhe të testit PCR.

Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.

Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes.

Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson.

Vaksina të pranuara nga qeveria kanadeze janë: AstraZeneca/COVISHIELD(ChAdOx1-S,Vaxzevria, AZD1222); Bharat Biotech(Covaxin, BBV152 A, B, C); Janssen/Johnson & Johnson; Moderna (mRNA-1273); Pfizer-BioNTech (Comirnaty, tozinameran, BNT162b2); Sinopharm BIBP (BBIBP-CorV); Sinovac(CoronaVac, PiCoVacc).

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOlta Manjani zv. ministre e Financave dhe Ekonomisë, lirohet Dajna Sorensen
Artikulli tjetërManstirliu uron Krishtlindjet me mesazhet e të moshuarve nga Shkodra