Ballina Flash

Ferial Vasili, ikona e mësimdhënies dhe letërsisë

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Ferial Vasili.

Meta është shprehur se, Vasili ishte ikona e mësimdhënies dhe letërsisë për breza të tëra gjimnazistësh të “Sami Frashërit”.

Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe njerëzve më të afërt duke u lutur, që shpirti i saj të prehet në paqe.

Meta gjithashtu ka publikuar si një homazh në këtë ditë lamtumire për të, shkrimin e ndjerë të një ish-nxënëse të saj, Elida Buçpapaj.

“Sot i dhashë lamtumirën e fundit ikonës së mësimdhënies dhe letërsisë për breza të tëra gjimnazistësh të “Sami Frashërit”, zonjës Ferial Vasili. Më këtë rast u shpreha ngushëllimet familjarëve dhe njerëzve më të afërt duke u lutur, që shpirti i saj të prehet në paqe. Si një homazh në këtë ditë lamtumire për të, po postoj shkrimin e ndjerë të një ish-nxënëse të saj, Elida Buçpapaj”, shprehet Meta.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë bleu 14.2 milionë euro
Artikulli tjetërBalla: Vijon puna për rehabilitimin e qendrës së Fierit