Ballina Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 14.2 milionë euro

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bleu gjatë muajit dhjetor, në tregun e brendshëm valutor 14.2 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në dy ankandet e zhvilluara gjatë këtij muaji BSH-ja bleu përkatësisht në ankandin e datës 3 dhjetor, 6.5 milionë euro dhe në ankandin tjetër 7.7 milionë euro të tjera.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit, por bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.

Komiteti i Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë gjatë vitit 2021, parashikoi blerje në tregun valutor të një shume totale mes 60 dhe 120 milionë eurove. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Spanja regjistron 50 000 të infektuar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërFerial Vasili, ikona e mësimdhënies dhe letërsisë