Ballina Bota

COVID-19 – CDC: Omicron përbën 73 për qind të rasteve në SHBA

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Varianti Omicron ka përbërë rreth 73 për qind të rasteve të Covid-19 në SHBA gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shifrat shënojnë një hap të madh që nga vlerësimi prej 12,6% i një jave më parë.

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së kishin vlerësuar fillimisht rreth tre për qind për atë javë, por rishikuan numrat e tyre në rritje të mëtejshme.

Omicron është tani lloji dominues në vend, duke e shtyrë Deltan në vendin e dytë.

”Delta së fundmi përbënte rreth një të katërtën e rasteve”, sipas vlerësimeve të CDC.

Në disa shtete, mbi 90% e rasteve janë varianti Omicron.

Një valë e fortë Delta goditi SHBA gjatë verës.

Shtatori pati një rënie të numrit të infeksioneve të reja, por që nga tetori ato kanë filluar të rriten përsëri, me numra në rritje në ditët e fundit.

Më shumë se 800 000 njerëz kanë vdekur në SHBA në lidhje me infeksionet Covid-19 që nga fillimi i pandemisë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVuçiç: “Ballkani i hapur” bazë e zhvillimit më të mirë ekonomik
Artikulli tjetërSi fitohet mbi celulitin?