TIRANË 21 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se “Ballkani i Hapur”, është iniciativë e lëvizjes së lirë dhe do të ndërtojë bazën për themelet e së ardhmes mes fëmijëve tanë.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare të samitit “Open Balkan” Vuçiç tha se, “ne kemi punuar fort për të arritur këtu sot dhe falenderojë të gjithë ata që kanë punuar vërtetë fortë gjatë gjithë kësaj kohë dhe këto janë rezultate e para që kemi arritur deri më tash, pra të gjitha ato gjera që i prezantuar sot në fakt unë mbajta shënim një fjali të fortë ndoshta nuk mund të përgatisim do të ardhme për fëmijët tanë por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret ata”.
Vuçiç tha se, “realisht mendoj se kjo iniciativë është shumë më e madhe se në të tre së bashku dhe është në fakt një iniciativë që do të ndërtojë bazën themelet e së ardhmes mes fëmijëve tanë. Dhe po të hapim kufijtë gjithçka që ne do të kemi bërë, objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim qytetarët tanë me njëri-tjetri, të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin”.
“Ata njerëz që në të shkuarën kanë menduar më shumë për të shkuarën sesa për të tashmen apo për të ardhmen. Pra, që njerëzit të kenë mundësi të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, por edhe bizneset. Ne fakt unë kam patur mundësinë që mbrëmë të bisedoja me disa nga përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë vërtet të madhe nga ana e tyre për të investuar dhe për të bërë biznes si në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu njoh biznesmen serb që janë shumë të gatshëm të investojnë si në Shqipëri ashtu dhe Maqedoninë e Veriut. E di që do të ketë edhe turistë që do të duan të vijnë nga Beogradi, Novisadi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe besoj fort se shumë më shumë pushues do vijnë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në qytete tona po ashtu”, tha Vuçiç.
Duke folur për lejet e punës Vuçiç tha se, është shumë e rëndësishme dhe e ilustrojë me anë të një shembulli.
“Fabrika që ne e kemi në Maqedoninë e Veriut kishin nevojë për inxhinierë. Nuk e mbaj mend vendi ku ndodhej por u duheshin inxhinierë që të bënin disa trajnime me punëtorët tanë atje dhe në fakt ishte e vështirë që të nxirreshin lejet e punës, pale me që ta bëni këtë çdo muaj. Ndërsa tani nuk duhet të bëjmë më asgjë pasi tashmë ata janë të mirëpritur në Serbi si dhe inxhinierët dhe punonjësit tanë janë të Mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, pra ne do ta zgjerojmë tregun e punës duke tërhequr kështu më shumë biznese më shumë kompani që vijnë nga perëndimi apo nga lindja pasi ne mund t’u ofrojmë atyre një krah punë që është më i mirë dhe më shumë aftësi dhe njerëzit tanë të mund të lëvizin nga vendi në vend atu ku janë punët dhe kjo gjë do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen. Shikojmë përmirësime edhe sa i përket përthithjes të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Dhe mendoj që ky është themeli, kjo është baza e vërtet e një zhvillimi më të mirë ekonomik e të tre vendeve tona në të ardhmen. Është gjë e mirë se ne kemi dëgjuar qytetarë, kemi dëgjuar përfaqësuesit e biznesit në të tre vendet tona. Kur ishim në Beograd ne i dëgjuam me kujdes dhe ne filluam menjëherë punë për të përmbushur kërkesat që ata kishin si operatorët e autorizuar ekonomik. Kjo do të thotë se biznesi për të gjitha këto kompani do të bëhet më i lehtë, pra tregtia do jetë më lehtë”, tha ai.
“Këto janë çështje shumë të rëndësishme për shumë nga qytetarët tanë. Në fund të fundit ajo që unë besoj ne të tre së bashku ose të gjithë së bashku do duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm sepse njerëzit duan të shohin më shumë rezultate, kanë pritshmëri më të larta dhe duhet t’i bëjmë gjerat më shpejt dhe në mënyrë efikase, ashtu siç kemi bërë këto kohë. Mendoj se qytetarët tanë dëshirojnë të shikojnë rezultate të prekshme. Që do të thotë se në muajt në vijim ne do të duhet të organizohemi shumë shpejt në mënyrë që gjatë sezonit të verës të pushimeve qytetarë e vendeve tona të kenë 5% ulje në dyqane të ndryshme, hotele, restorante dhe po ashtu unë besoj se kjo mund të subevencionohet nga shteti dhe në këtë mënyrë do të inkurajoje njerëzit më shumë që të ndërveprojnë me njëri- tjetrin dhe të shkëmbejnë ide dhe takime me njëri-tjetrin. Mendojë se është një nga idetë më të mira për Evropën e sotme, Evropën në të cilën jetojmë. Ne jemi 1005 të sigurt se askush nuk mund ta ndalojë këtë gjë. Dhe t’ju them të vërtetë ky është një proces gjithëpërfshirës për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe ne e kemi bërë këtë të qartë mijëra hera. Me thënë të drejtën më ka ardhur pak në maj të hundës që na duhet të japin justifikime nga gjëra për hiç gjë. Pse duhet ta bëjmë këtë gjë? Thua se ne kemi bërë një gjë të gabuar dhe duhet t’u kërkojmë ndjesë atyre që nuk janë pjesë e kësaj iniciative. Në fund të fundit e kanë në dorë ata nëse duan të bëhen pjesë e iniciativës dhe në rast se po, janë më se të mirëpritur por ne nuk kemi arsye pse të kërkojmë ndjesë. T’u kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë, të paktën”, tha ai. /a.a/














