Ballina Aktualitet

Austria, mbёshtetёse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim, ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Dr. Christian Steiner.

Balla tha se “Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”.

“Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike, Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile”, tha  Balla.

Gjithashtu, Balla gjatë takimit i shprehu ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi./m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVuçiç: “Ballkani i Hapur” nuk është as Serbi dhe as Shqipëri e madhe, por heqje e barrierave kufitare
Artikulli tjetërVazhdojmë me “Ballkanin e hapur” dhe integrimin e vendeve tona në BE