Ballina Flash

Siguria ushqimore, 187 kontrolle në të gjithë vendin

TIRANË 20 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet në të gjithë vendin për garancinë e sigurisë ushqimore.

AKU ka kryer sot 187 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në aktivitete të ndryshme si përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, tregtim mishi, furrë buke, stabiliment vezësh.

Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mangësi në planin HACCP.

“Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 36 mostra produktesh për analizim të treguesve mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh”, thuhet në njoftimin e AKU-së. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak3 artistë të talentuar shqiptarë nga Konservatori i Vjenës në “Pianodrom”
Artikulli tjetërCOVID-19 – EMA miraton vaksinen e re Novavax