Ballina Bota

COVID-19 – EMA miraton vaksinen e re Novavax

AMSTERDAM, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se ka miratuar një vaksine të re kundër koronavirusit nga prodhuesi amerikan ‘Novavax’.

Pasi Komisioni Evropian të ketë dhënë miratimin e tij zyrtar, ‘Novavax’ do të jetë vaksina e pestë kundër Covid-19 që do të miratohet për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndryshe nga katër vaksinat e tjera të miratuara tashmë, Novavax është një vaksinë me bazë proteinash. Ajo përmban grimca të vogla që përbëhen nga një version i glikoproteinës të Sars-CoV-2 i prodhuar në laborator , virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.

Preparatet Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë vaksinat e ARN-së mesazhere ndërsa AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë të bazuara në vektor.

Novavax me seli në Maryland aplikoi për autorizim në BE në nëntor. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, 187 kontrolle në të gjithë vendin
Artikulli tjetërKonferencë shkencore “100 vjet nga lufta e Dibrës”