Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 dhjetor 2021

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash më tepër të theksuara këto të fundit në relievet malore.

Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes, parashikohet mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 1-8 m/sek, e përgjatë bregdetit dhe zonat luginore 10-12m/sek duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/10 Diell re
Kukës -1/7 Diell re
Lezhë 0/11 Diell re
Dibër -4/5 Diell re
Durrës 3/13 Diell re
Tiranë 2/10 Diell re
Elbasan 2/12 Diell re
Berat -2/10 Diell re
Vlorë 4/13 Diell re shi
Korcë -3/4 Diell re
Gjirokastër 0/10 Diell re shi
Sarandë 4/13 Diell re shi

       

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhjetori i festave në Sarandë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/12/2021