TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/- Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Saranda është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Saranda e dekoruar nga zbukurimet shumëngjyrëshe.
Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit të Sarandës, ndriçimi i pishave përgjatë shëtitores, qytetarët po i gëzohen atmosferës festive edhe me shtëpizat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri të vendosura në shëtitoren e re, ”Naim Frashëri”.






















