Ballina Bota

AUSTRI – Mijëra qytetarë përkujtojnë viktimat e Covid-19

VJENË, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas policisë austriake, rreth 30 000 qytetarë përkujtuan viktimat e koronavirusit, me një ”det” qirinjsh mbrëmjen e djeshme në Vjenë.

Gjatë një grumbullimi në qendër të qytetit, që zgjati rreth 10 minuta, pjesëmarrësit sollën qirinj dhe llamba si dhe ndezën dritat e celularëve.

Manifestimi, që u zhvillua nën moton #YesWeCare, u mbështet nga disa dhjetëra organizata sindikatash, shoqata mjekësore dhe komunitete fetare.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen shprehu gjithashtu solidaritetin e tij.

Më shumë se 13 000 persona kanë vdekur nga ose me Covid-19 deri tani në Austri./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaja e Qorres, destinacion për të apasionuar pas alpinizmit
Artikulli tjetërProdhimi i ullirit, fermerët në skemën e mbështetjes me naftë