Ballina Flash

Kosovë, 4 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 19 dhjetor/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.
Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 7 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961.
Në total numri i rasteve aktive është 312.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHedhje me parashutë nga mali i Moravës
Artikulli tjetërApeli i IKSHPK: Të festojmë së bashku duke respektuar masat