Ballina Flash

Hedhje me parashutë nga mali i Moravës

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Në Korçë këtë fundjavë u zhvillua Kampionati Kombëtar Shqiptar i fluturimeve të lira.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, falenderoi 100 parashutistët që zgjodhën të fluturojnë në Korçë, si pjesë e Kampionatit Kombëtar Shqiptar të fluturimeve të lira.
Filo vuri në dukje se Korça tashmë, falë investimeve me vepra publike dhe bukurive natyre që në stinën e dimrit mbuluar nga bora, diversifikojnë ofertën sportive dhe të aventurës, është shndërruar në destinacion të pushuesve dhe turistëve.
“Fly Korça, gara e fluturimeve të lira bashkë me rikonstruksionin e rrugës së Bozdovecit, ka marrë jetë edhe pika e re e hedhjes me parashutë nga Mali i Moravës, një investim i madh për turizmin familjar dhe sportet e aventurës”, tha Filo.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrijohet Këshilli Kombëtar i Vitivinikulturës
Artikulli tjetërKosovë, 4 raste të reja me COVID-19