Ballina Aktualitet

Meta: Mirënjohës popullit dhe Emirit të Katarit

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Presidenti Ilir Meta ka uruar ambasadorin Ali Bin Hamad Al-Marri, në Ditën Kombëtare të Katarit.

Meta shprehet se miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Katarit, pata kënaqësinë të uroja përzemërsisht Ambasadorin, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri”, u shpreh Meta.

“Populli shqiptar i është mirënjohës popullit dhe Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij Tamim Bin Hamad Al Thani, për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer vëllazërore”, theksoi Meta.

“Miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve tanë do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen”, nënvizoi Meta.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBulqizë, nis ndërtimi i rrugës dytësore Ura e Çerenecit-Maqellarë
Artikulli tjetërFier, vijojnë investimet në infrastrukturë