Ballina Aktualitet

Inceneratorët, Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dorëzoi sot në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, materiale të tjera shtesë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

LSI njoftoi sot se, materialet shtesë që i janë dorëzuar SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ, në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDule: Respektimi i të drejtave të minoritetit, jo prioritet për Qeverinë
Artikulli tjetërSpiropali: Jemi shembull për rajonin për respektimin e pakicave kombëtare