Ballina Ekonomi

Reshjet e shiut, Krifca: Monitorim zonave bujqësore dhe hidrovorëve

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka monitoruar edhe sot ndikimin e reshjeve të fundit në zonat bujqësore.

Ministrja Frida Krifca u shpreh se “jemi kujdesur për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve për kullimin e tokës kudo ku ishin shkaktuar probleme, për normalizimin e situatës”.

Krifca tha se “do të vijojmë përforcimet e argjinaturës aty ku duhet, duke marrë masat e duhura”.

Ditët e fundit vendi ynë u përfshi nga reshjet e shiut, të cilat sollën probleme në disa zona.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli i Bashkimit Evropian: Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur
Artikulli tjetërKIEV- Ukraina lejon zgjerimin e forcave të NATO-s në vend për vitin 2022