Ballina Flash

“Kala Fest” rikthehet në Dhërmi verën e ardhshme

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Kala Fest rikthehet në Dhërmi verën e ardhshme me 5 javë në qershor e në shtator.

Kështu, perla e jugut bëhet epiqendra e të rinjve nga e gjithë Evropa me festivalet dhe organizimet fantastike.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi një takim me organizatorët e “Kala Fest”.

Kumbaro u shpreh se kësaj radhe, shtohet mjedisi dhe riciklimi, me një program të gjelbër.

“Vera s’është edhe aq larg dhe Kala Fest rikthehet në Dhërmi. Ma njoftuan lajmin e bukur organizatorët energjikë të këtij eventi që këtë vit do të zhvillohet për 5 javë në qershor e në shtator”, shprehet Kumbaro në një reagim.

“Ka një risi kësaj radhe: shtohet mjedisi dhe riciklimi me një program të gjelbër, sepse edhe në festa s’duhet harruar rëndësia e ruajtjes së natyrës”, thekson Kumbaro.

“Perla e jugut bëhet epiqendra e të rinjve nga e gjithë Evropa me festivalet dhe organizimet fantastike. Prisni e duroni ç’do shikoni”, thotë Kumbaro.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/12/2021
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA u premton vendeve aziatike infrastrukturë më të mirë për rivalizimin e Kinës