Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/12/2021

KUALA LUMPUR (Malajzi) – Vizitë e kreut të diplomacisë amerikane, Antony Blinken.

OKLAND (Zelanda e Re) – Heqja e kufizimeve kundër Covid-19 nëpër qytete.

HAGË (Holandë) – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rutte për Covid-19.

NIKOZIA (Qipro) – Shefi i misionit të OKB-së, Colin Stewart pret presidentin qipriot, Anastasiades dhe presidentin e Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore (TRNC), Tatar.

ODENSE (Danimarkë) – Pritet përfundimi i gjyqit dhe vendimit kundër një kompanie daneze të akuzuar për shkelje të embargos evropiane ndaj Sirisë.

GJENEVË (Zvicër) – Raporti për Nikaraguan nga shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Rifillimi i gjyqit të një ish-kardinali të akuzuar në çështjen e financave të Vatikanit.

GJENEVË (Zvicër) – Raporti për të drejtat e njeriut në Afganistan i prezantuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

STRASBURG (Francë) – Vendimi i GJEDNJ për paraburgimin e gazetares turke Nazli Ilicak.

MINSK (Bjellorusi) – Vendimi në gjyqin e Sergei Tikhanovsky, video bloger dhe bashkëshorti i opozitares, Svetlana Tikhanovskaja.

UASHINGTON (SHBA) – Takimi i Komitetit të Politikës Monetare të FED.

GOLAN – 40-vjetori i aneksimit të Lartësive Golan nga Izraeli.

ETIOPI – Konferenca e parë ndërkombëtare për shëndetin publik në Afrikë.

BOGOTA (Kolumbi) – Hyrja në fuqi e certifikatës së detyrueshme të vaksinimit Covid-19 për udhëtarët e rritur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 14 dhjetor 2021
Artikulli tjetër“Kala Fest” rikthehet në Dhërmi verën e ardhshme