Ballina Flash

Vijon plani kombëtar i pastrimit të vendit në çdo bashki

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Plani Kombëtar i Pastrimit po vijon me intensitet në çdo bashki të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki, ndërsa theksoi se pastrimi i vendit është patriotizëm.

“Si mund të jesh patriot dhe të mos kesh gajle të përdhosësh vendin e fëmijëve të tu, duke hedhur plehra kudo mu përpara syve të tyre”, tha Rama.

Kryeministri përcolli momente nga pastrimi në Shkodër, Pukë, Lushnjë, Kukës, Dibër, Memaliaj, Tepelenë dhe Libohovë.

Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTruss: Mbretëria e Bashkuar mbështet aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrimin euroatlantik
Artikulli tjetërCOVID-19/ Greqia konfirmon 3 841 infeksione të reja në 24 orët e fundit