Ballina Bota

BM -Javid: Do të bëjmë gjithçka për marrjen e një doze përforcuese

LONDËR, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria britanike do të bëjë gjithçka në përballjen me variantin Omicron, deklaroi kreu i Shëndetësisë, Sajid Javid.

‘’Aktualisht janë 10 persona në spitalet tona të infetuar me Omicron dhe asnjë nuk ka vdekur’’, shtoi ai … ndërsa paralajmëroi se rastet e shtrimeve në spitale dhe vdekjet do të rriten.

I pyetur nga BBC-së në lidhje me qëllimin për t’i ofruar çdo të rrituri në vend një dozë përforcuese deri në fund të këtij muaji, Javid theksoi se ‘’është e arritshme, do bëjmë çdo përpjekje’’.

“Ajo që mësuam për këtë variant të ri, Omicron, javën e kaluar është para së gjithash se ai po përhapet me një ritëm fenomenal. Numri i infeksioneve dyfishohet çdo dy-tre ditë, do të ketë një vërshim infeksionesh’’, shtoi ai.

“Gjëja e dytë që mësuam javën e kaluar është se dy doza të vaksinës nuk janë të mjaftueshme, por nevojitet doza e tretë përforcuese’’, theksoi Javid.

Në një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje, kryeministri Boris Johnson tha se ‘’të gjithë personat mbi 18 vjeç do të kenë mundësi të marrin dozen përpara vitit të ri”.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: PS do të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit 2022
Artikulli tjetërBERLIN- Qeveria e re gjermane përgatit një buxhet shtesë prej 60 miliardë eurosh