Ballina Aktualitet

Balla: PS do të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit 2022

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se dekreti i Presidentit për kthimin e buxhetit të vitit 2022 do të rrëzohet nga Partia Socialiste.

“Grupi parlamentar socialist do të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit të shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë”, tha Balla pas mbledhjes së deputetëve të PS-së.

Sipas Ballës, buxheti i shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vjosa rikthehet në shtratin e saj, provë kuptimplotë e punës së bërë
Artikulli tjetërBM -Javid: Do të bëjmë gjithçka për marrjen e një doze përforcuese