Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2021

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave që në orët e para të mëngjesit.

Në mesditë reshjet e shiut  me intensitet të ulet mbeten prezente përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat malore të vendit në lartësitë mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje me shpejtësi mesatare 2 deri 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina ,era me shpejtësi 12-18 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/8 Re shi
Kukës 0/3 Re borë
Lezhë 7/9 Re shi
Dibër -1/2 Re borë
Durrës 6/10 Re shi
Tiranë 6/9 Re shi
Elbasan 4/7 Re shi
Berat 5/8 Re shi
Vlorë 6/12 Re shi
Korçë -2/1 Re borë
Gjirokastër 4/10 Re shi
Sarandë 7/10 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit e vetmja forcë që hedh dritë mbi terrin e kaosit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/12/2021