PRISHTINË, 11 dhjetor /ATSH/ 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.























