Ballina Ekonomi

OSSH: Punohet për riparimin e fiderit Kelmend, dëmtuar nga bora

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Brigadat e njësisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Malësi të Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës.

OSSH bëri të ditur sot se në terren janë angazhuar 23 elektriçistë, të pajisur me bazë materiale dhe mjete pune.

“Fideri i Kelmendit ka shtrirjen më të gjatë, mbi 100 km deri në Vermosh. Në disa zona makina e OSSH kalon me vështirësi. Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale”, informoi OSSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHumbja jetës e 65-vjeçarit në fabrikën e kromit, arrestohet drejtuesi dhe 2 punëtorë
Artikulli tjetërKaskada e Drinit, prurjet gati 800 m3/s, prodhimi mbi 15 mijë MWh