Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit, prurjet gati 800 m3/s, prodhimi mbi 15 mijë MWh

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në Kaskadën e Drinit në sasinë e 790 m3/s, ndërsa prodhimi është gati 15.300 MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 790 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 273.11 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 174.03 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 75.19 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 480 m3/s, në HEC-in e Komanit 280 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 60 m3/s

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së premtes nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e Kaskadës llogaritet 15300 MWh.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSSH: Punohet për riparimin e fiderit Kelmend, dëmtuar nga bora
Artikulli tjetërMësimi i teknologjisë që në klasë të parë