Ballina Ekonomi

Balluku në Dardhë: Mbi 200 punonjës të angazhuar për mirëmbajtjen e akseve

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar mbrëmjen e sotme rrugët në Dardhë të Korçë.

Balluku u shpreh se, “jemi në Dardhë, pasi ka ditë që bie borë. Kemi biseduar me të gjithë kryetarët e bashkive në qark dhe performanca e kontratave të mirëmbajtjes ka qenë shumë e mirë gjatë kësaj periudhe. Le ta quajmë një periudhë testi këtë për gjithë fillimin e procesit që kemi me përkeqësimin e motit. Ne mbulojmë 3650 km rrugë nën mirëmbajtje dhe kemi 41 kontrata”.

“Kontrata e mirëmbajtjes dimërore nisin çdo vit në nëntor dhe përfundojnë më 15 mars, por gjatë këtij viti e kemi nisur më parë. Me 15 tetor në qarkun e Korçës kemi nisur mirëmbajtjen, pavarësisht se kontratat nisin në nëntor. Sigurisht dy zonat më të goditura në Korçë janë dy zonat turistike, Voskopoja dhe Dardha, në të cilat edhe pse nuk ka borë në pjesët më të ulëta, këto zona janë në mirëmbajtje për shkak të borës së vazhdueshme”, tha Balluku.

Balluku shtoi se, është e rëndësishme mirëmbajtja që në bëjmë dhe është konstante dhe gjatë këtij viti nuk kemi pasur as eksperiencë të rrugëve të bllokuara. Grupi i emergjencave në ARRSH funksionon normalisht dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Balluku theksoi se, duhet kujdes nga të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe çfarë është më e rëndësishme duhet të përmbushin kushtet, pra gomat e dimrit, zinxhirët, në të gjitha ato zona ku duhet, dhe duhen respektuar thirrjet e policisë rrugore dhe të ARRSH-së për kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.

“Pavarësisht se ne kriposim të gjitha rrugët, pavarësish pastrimit duhet që drejtuesit e mjeteve të marrin masa. Na të gjithë parashikimet tona ky do të jetë një dimër i rëndë. Parashikimet na kënaqin pasi po mbushen basenet në kaskadën e Drinit, por nga ana tjetër sigurisht për ne është një përpjekje për të mbajtur siç duhet të gjitha këto segmente dhe akse. Të gjitha grupet e ARRSH-së duhet të jenë gati për ta përmbushur këtë proces sa më mirë pa ndërprerje të qarkullimit në të gjitha akset e territorit”, tha Balluku.

Përfaqësuesi i ARRSH-së tha se, “kemi 41 kontrata që mbulojnë të gjithë rrugët, 4 kontrata janë në vazhdimësi pasi mbulohen me Bankën Botërore pasi janë kryesisht me akset nacionale dhe kemi dhe 37 kontrata të shpërndara në tre rajonet: qendror, verior dhe jugor. Kryesisht kemi mbi 180 mjete që mbulojnë këto segmente dhe mbulojnë mirëmbajtjen, mbi 200 punëtorë në terren të shpërndarë në grupe, si grupet e monitorimit, pastrimit dhe mjeteve të rënda”.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca në hidrovorin e Hamallajt: Në mbikëqyrje të plotë për të mbrojtur tokat bujqësore
Artikulli tjetërEscobar: Pasoja nëse PD zgjedh dikë “non grata” për të qenë udhëheqësi i saj