Ballina Bota

ANKARA – Erdogan: Turqia nuk mund të presë pafund migrantë

ANKARA, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia nuk është në gjendje të akomodojë më migrantë.

”Vendi ynë që tashmë pret pesë milionë refugjatë duke përfshirë 3,6 milionë sirianë. Nuk mund të përballojmë më një valë të re migrimi”, theksoi Erdogan.

Sipas presidentit turk, ”rreziku i një fluksi të ri e emigrantëve është sot kryesisht i shkaktuar nga kriza në Afganistan pas pushtimit nga talebanët”.

”Pesha më e madhe e krizës së migracionit përballohet nga shtetet fqinje dhe jo nga vendet perëndimore”, shtoi Erdogan./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në shkollën e rindërtuar në Kombinat: Projektet e financuara nga donatorët janë administruar nga vetë ata
Artikulli tjetërKarçanaj: Qytetarëve iu kursyen 766 vite pritje në radhë e 6.5 milionë euro