Ballina Ekonomi

Fiskalizimi, certifikata elektronike afat 1-vjeçar

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.

Në bazë të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Certifikatën Elektronike.

Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1-vjeçare, me njё kosto prej 4000 lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё biznesi ka vepruar për ta marrë atë edhe herёn e parё, nëpërmjet portalit e-Albania.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSSH: Nga 1 janari, gati sistemi për daljen e bizneseve në tregun e lirë
Artikulli tjetërBalla: Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet nuk interpretohet, vetëm zbatohet