Ballina Flash

Veliaj uron kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Rama

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Përparim Rama është betuar sot si kryetari i ri i komunës së Prishtinës, duke nisur zyrtarisht nga puna.

Përmes një reagimi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar kolegun e tij të ri nga Prishtina për marrjen e detyrës.

“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë – thënë troç, e vendosi në hartën e qyteteve moderne. Bravo mik! Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma më tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara”, shprehet Veliaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN-Teherani zyrtar mohon pasurimin me 90% të uraniumit
Artikulli tjetërHarmonizim i certifikatave të shëndetit veterinar në kuadër të CEFTA-s