Harmonizim i certifikatave të shëndetit veterinar në kuadër të CEFTA-s

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Ekspertë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) zhvilluan një takim në Malin e Zi, me pjesëmarrës të institucioneve të ndryshme, nga palët anëtare të Marrëveshjes CEFTA.

Në përfundim të takimit vendet u dakordësuan mbi: Harmonizimin e certifikatave të shëndetit veterinar në kuadër të CEFTA-s; Përshtatjen e softwerit TRACES NT për certifikatat veterinare dhe dokumentet e hyrjes dhe shkëmbimin e të dhënave dhe certifikatave brenda CEFTA-s dhe marrjen e masave të mundshme për procedurat lehtësuese/përshpejtuese në Pikat e Inspektimit Kufitar.

AKU si pjesë aktive e diskutimeve në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore shpreh vullnetin për të lehtësuar barrierat dhe lehtësimin e procedurave për operatorët e biznesit ushqimor.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.