Ballina Flash

Tetë raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 7 dhjetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848. Në total numri i rasteve aktive është 314.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.

Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria njeh kundërshtarët për Kupën e Botës 2024
Artikulli tjetërBalla nga Uashingtoni: SHBA mbështesin fuqimisht rrugën evropiane të Shqipërisë