Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 dhjetor 2021

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të mbetet nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Gradualisht pas mesditës reshjet e shiut ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës  perëndimore duke mbetur prezente vetëm në verilindje dhe juglindje të vendit. Në relievet malore në lartësitë mbi 600 metër në verilindje dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në juglindje do ketë reshje bore.

Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja- veriperëndimi me shpejtësi 2 deri 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/11 Re shi diell
Kukës 4/7 Re shi borë
Lezhë 7/10 Re shi diell
Dibër 3/6 Re shi borë
Durrës 4/11 Re shi diell
Tiranë 6/11 Re shi diell
Elbasan 5/10 Re shi
Berat 5/11 Re shi diell
Vlorë 6/12 Re shi
Korçë 3/6 Re shi borë
Gjirokastër 4/13 Re shi
Sarandë 6/13 Re shi diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Italia regjistron 9 503 pozitivë dhe 92 viktima në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/12/2021