OKB miraton njëzëri rezolutën e Greqisë për kthimin e pasurivë kulturore

NJU JORK, 7 dhjetor /ATSH-ANA/- Rezoluta e propozuar nga Greqia e titulluar “Kthimi ose kthimi i pasurive kulturore vendeve të origjinës” u miratua unanimisht nga seanca plenare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dje më 6 dhjetor 2021.

Rezoluta trevjeçare e Greqisë u mbështet nga një numër i paprecedentë prej 111 vendesh, tha ministria e Jashtme në një postim në Twitter.

Disa ditë më pare kryeministri grek Mitsotakiskishte  përsëritur kërkesën e vazhdueshme për kthimin e Mermerëve të Partenonit, duke vënë në dukje se ka ardhur koha për të përmbushur kërkesën e drejtë të Greqisë dhe restaurimin e monumentit në tërësinë e tij në Muzeun e Akropolit.  /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.