Ballina Ekonomi

Kostot në sektorin e ndërtimit shënuan rritje

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kostot në sektorin e ndërtimit shënuan rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë, sipas të cilit kostoja në ndërtim shënoi rritje vjetore me rreth 2.2 %.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e shpenzimeve materiale me 2.9 %. Rritje vërehet edhe në shpenzimet për paga, për transport dhe makineri respektivisht me 2.1 %, 2 % dhe 1.4 %.

Edhe shpenzimet për energji shënuan rritje me 1.4 %.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, kostoja në ndërtim shënoi rritje me 0.6 %. Shpenzimet për energji shënuan edhe rritjen më të lartë me rreth 1.3 %, pasuar nga grupi “shpenzime për makineri me rreth 1.1 %.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në Kukës: Brenda vitit 2022 përfundon korpusi spitalor
Artikulli tjetërRama nderohet me çmimin “Vital Voices Global”, Clinton: Do doja të kishte më shumë udhëheqës si ai