Ballina Bota

GJENEVË – EMA mbështet përzierjen e vaksinave kundër COVID-19

GJENEVË, 7 dhjetor /ATSH-AA/ – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka mbështetur sot përzierjen e llojeve të ndryshme të vaksinave në vaksinimin primar dhe përforcues në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

EMA njoftoi se përdorimi i llojeve të ndryshme të vaksinave së bashku, i njohur si vaksinimi heterolog, mund të sigurojë mbrojtje kundër COVID-19.

Njoftimi vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës po përballet me rritje të shkallës së infeksionit dhe shtrimeve në spital, si dhe shqetësime për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

EMA me Qendrën Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi se strategjia e kombinimit mund t’u japë kombeve më shumë mundësi në fushatat e vaksinimit.

“Dëshmitë e disponueshme deri më tani me lloje të ndryshme të vaksinave të miratuara tregojnë se doza përforcuese heterologe duket të jetë po aq e mirë ose më e mirë për sa i përket përgjigjeve imune sesa një dozë shtesë homologe”, thuhet në njoftim.​​​​​​​/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Polonia forcon masat pas rritjes së infeksioneve
Artikulli tjetërVeliaj me ministren italiane për Politikat Rinore: Ndërveprim mes të rinjve