TIRANE 7 dhjetor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të këtij viti çmimet e mallrave të prodhimit shënuan një rritje me 4.3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2020, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti u rritën me 1.8 %.
INSTAT publikoi sot indeksin e çmimeve të prodhimit.
Sipas këtij raporti, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 rritja me e madhe e çmimeve prej 10.7 % vërehet në sektorin e industrisë nxjerrëse.
Edhe në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit vërehet një rritje e çmimeve të prodhimit me 3.6 %.
Indeksi i çmimeve të prodhimit në industrinë përpunuese ka shënuar rritje me 2.4 %.
Brenda këtij sektori rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin e metalurgjisë, me 7.8 %.
Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shtypshkrimi dhe rigrupimi i medieve të regjistruara” me 3 %, pasuar nga grupi “prodhimi i pajisjeve elektrike” me 1.5 % dhe “prodhimi i produkteve optikë,elektronikë, kompjuterikë” me 1.3 %.
/j.p/r.e/




















