Ballina Bota

BM- Johnson mbron masat e qeverisë mbi variantin Omicron

LONDËR, 6 dhjetor /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Boris Johnson ka mohuar pretendimin e një shkencëtari se futja e kufizimeve të udhëtimit për të ngadalësuar përhapjen e Omicron është si “mbyllja e derës së stallës pasi kali të ketë shpëtuar”.

Kryeministri këmbënguli se Britania e Bashkuar ishte vendi i parë që ndërmori “hapa vendimtarë” në lidhje me përhapjen e Omicron.

Nga nesër, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në ishull do t’u kërkohet të bëjnë një test Covid-19 para nisjes në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e variantit Omicron.

Nigeria u shtua në listën e kuqe sot në orën 04 të mëngjesit dhe të ardhurve nga vendi afrikan tani u kërkohet të kalojnë 11 netë në karantinë.

Javën e kaluar u prezantua një kërkesë që njerëzit që hyjnë në Britaninë e Madhe  të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ nga një test PCR pas mbërritjes, edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar.

Gjatë një vizite në Merseyside kryeministri Johnson u tha gazetarëve: “Ajo që po bëjmë është t’i përgjigjemi pandemisë.

“Ne ishim vendi i parë në botë që ndërmorëm hapa vendimtarë për t’iu kundërvënë Omicron. Ne automatikisht futëm në listën e kuqe rreth 10 vende menjëherë dhe thamë se kushdo nga çdo vend në botë do të duhet të karantinojë për disa ditë’’, shtoi ai.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 172 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërFesta e Hanukkah ndez festivalin e dritave në bashkinë e Tiranës