Ballina Aktualitet

Rregullat e reja të udhëtimit drejt SHBA-së

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Nga data 6 dhjetor për të hyrë në rrugë ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët duhet të jenë ose të vaksinuar plotësisht, ose të paraqesin test negativ të bërë jo më larg se 1 ditë përpara fluturimit.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linja ajrore, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19 të kryer jo më shumë se një ditë përpara udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI- Ministria e Shëndetësisë: Jemi në kulmin e valës së katërt të Covid-19
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 406 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19