Ballina Flash

Lefter Shehaj emërohet prefekt i qarkut të Fierit

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra e prefektit të qarkut të Fierit të Baki Balajt.

Në mbledhjen e sotme po ashtu Këshilli i Ministrave emëroi prefektin e ri të këtij qarku, Lefter Shehaj.

“Baki Bala, prefekt i qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë. Lefter Shehaj emërohet prefekt i qarkut të Fierit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare””, thuhet në vendimin e qeverisë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Rritje infeksionesh në nivele rekord në BM, por pa lidhje me Omicron
Artikulli tjetërCOVID-19/- Landet gjermane shtrëngojnë masat me rritjen e rasteve