COVID-19 – Rritje infeksionesh në nivele rekord në BM, por pa lidhje me Omicron

LONDËR, 3 dhjetor /ATSH-DPA/- Infeksionet Covid-19 janë rritur në të katër vendet e Britanisë së Madhe afër niveleve rekord, megjithëse rritja e fundit nuk ka lidhje me ardhjen e variantit Omicron, sugjeron një analizë e re.

Sipas vlerësimeve të Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), rreth një në 60 persona në familje në britani në këtë javë, në karhasim me një në 65 në javën e kaluar.

Por vala aktuale e infeksioneve deri më tani nuk ka çuar në një numër njerëzish të sëmuren rëndë, falë futjes së vaksinave kundër Covid-19.

ONS tha se nuk ka identifikuar ende ndonjë infeksion “të pajtueshëm me variantin e ri Omicron”, por do të vazhdojë të monitorojë rezultatet dhe të raportojë vlerësimet nëse Omicron bëhet “më i përhapur në popullatë”.

Nivelet e infeksionit në Uells prekën një në 40 njerëz në fund të tetorit, më i larti që nga fillimi i vlerësimeve në verën e vitit 2020.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.